13:15 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kreditë më të lira në korrik, por lajmet për depozituesit nuk janë aq të mira

22:32 | 01/09/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreditë më të lira në korrik, por lajmet për depozituesit nuk janë aq të mira

Pas rritjes në qershor, huaja për ekonominë në lekë është bërë më e lirë në muajin korrik. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipëri, interesi mesatar i kredive të reja në lekë që janë dhënë gjatë muajit korrik për të gjitha afatet e maturimit zbriti nga 7.48% në 71.8%.

Kosto më të ulët të përdorimit të parasë kanë parë ata që kanë marrë hua afatshkurtër, deri në 6 muaj, ku interesat kanë zbritur 10.55% në 8.22%, niveli më i ulët ky që nga muaji dhjetor.

Më e lirë ka qenë huaja afatgjatë, mbi 5 vjet, e cila jepet kryesisht për investime, që ka qenë 0.07 pikë përqindje më e lirë, duke zbritur në 6.03%.

Të gjithë të tjerët që kanë marrë hua me afat nga 6 muaj deri në 5 vjet janë hasur me rritje të normave të interesit në raport me muajt e mëparshëm.

Gjithsesi, kredia në lekë vijon të mbetet e lirë, pas politikës së ndjekur nga banka e Shqipërisë për uljen e kostos së parasë, teksa norma bazë e interesit, që shërben si referencë, ka mbetur në 1.25%.

Në korrik u konstatua gjithashtu një gjallërim i kredisë, pas rënies prej disa muajsh radhazi. Stoku i huasë për ekonominë ishte 545 miliardë lekë, me një rritje prej 1.8 miliardë lekë (0.3%) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Fitimi nga depozitat mbetet minimal

Ndryshe nga kreditorët, të cilët u gëzohen interesave më të lira për përdorimin e huave, për depozituesit lajmet nuk janë aq të mira. Po sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fitimi nga depozitat mbetet në nivele minimale. Interesi mesatar i depozitave të reja në lekë për të gjitha afatet e maturimit ishte 0.20% në korrik, me një rënie të lehtë nga muaji i mëparshëm, kur ishte 0.21%.

Për depozitat 12 mujore, të cilat kanë qenë më të preferuarat e kursimtarëve, interesat janë ulur ndjeshëm, nga 0.77% në 0.69% në korrik. Praktikisht kthimi është negativ, duke pasur parasysh që inflacioni është rreth 2% (gjithsesi banka mbetet një alternativë më e mirë, sesa të mbash paratë në jastëk).

Kjo rënie e interesave ka bërë që depozitat me afat në lekë të tkurren vazhdimisht. Gjatë 3 viteve të fundit (korrik 2017/korrik 2013), nga bankat janë larguar rreth 92 miliardë lekë (gati 700 milionë euro) nga depozitat me afat të individëve. Në të njëjtën periudhë, kursimet total enë lekë kanë rënë me 22 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë janë rritur me 58 miliardë lekë./ Monitor

Etiketa: depozitueskredi
Pas

Dhuna në Birmani, rreth 400 të vrarë në një javë

Para

Nga Jovanoti te “Baftjari”, Besi dhe Xhensila e “kallin” në dasmë (VIDEO)

Para
Nga Jovanoti te “Baftjari”, Besi dhe Xhensila e “kallin” në dasmë (VIDEO)

Nga Jovanoti te “Baftjari”, Besi dhe Xhensila e “kallin” në dasmë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar”, Rama: 867 mijë vizitorë kanë eksploruar zonat e mbrojtura të Shqipërisë në 4 muaj

Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit

Truall, biznes dhe makina/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë në Angli (EMRI)

“U lejua mbjellja e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis”, Berisha: Në vit elektoral, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge

Spiropali në Forumin Ndërkombëtar për Paqen e Sigurinë në Kosovë: Gratë, forcë transformuese për paqen dhe sigurinë në rajon

“Treni bullgar” në Peqin, prokuroria i kthen përgjigje PD-së: Po hetojmë!

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.