Sot kryeministri Edi Rama ka bërë një postin në Facebook ndryshe nga herët e tjera. Rama ka publikuar një video të ‘Çmendinës’ ku shihet gjatë turit elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit teksa flet për programin e PS-së.
Por videos i është bërë montazh duke i vënë muzikë dhe zëri i është transformuar.. Madje Rama në këtë video shoqërohet nga hiti “Despacito’. “Kam plan të pa parë”, është njëra prej fjalëve që thotë Rama por e shoqëruar me këtë muzikë ka shumë nota humori. Kreu i qeverisë duket se e ka pritur me shumë sportivitetit këtë video, ndërsa ka talentuar krijuesit e “Çmendinës”
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të krijuar nga çunat e supertalentuar të Çmendinës’, shprehet Rama. (J.V/Shuplaka)