Ishte një nga ato dasmat si në përralla dhe pati 400 të ftuar. Fjalën e kemi për dasmën e Xhesila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, por njëra prej mikeshave të tyre nuk mundi të ishte pjesë e kësaj dite të veçantë.
Big Mama nuk ka mundur dot të jetë në Pallatin e Brigadave, atje ku u zhvillua edhe ceremonia. Por ajo nuk ka nguruar ta urojë Besin edhe për së largu. Me një foto të çiftit në profilin e saj në profilin e saj të Instagramit, Big Mama uron Xhensilën dhe Besin për jetë të lumtur dhe u kërkon ndjesë për mungesën e saj.
URIMI:
O vëlla im i dashur @bes_kallaku. Me një pikë në zemër që nuk munda të jem aty prezente në këtë diteë të veçantë dua qeë t’jua uroj martesën dy pëllumbave ….. me porosinë me plot gezime e dashuri për ju dy, ju dëshiroj fat, lumturi dhe çdo të mirë neë jetë ….. uroj që ju të dy të jeni më të lumturën në rruzullin tokësor, që të bëheni mbretëreshet të dashurisë dhe lumturisë të përhershme shëndet të plotë dhe sukses në të ardhmen, fat në të gjithat sferat e jetës … Ju dëshiroj të trashëgoheni, sinqeriteti dhe mirëkuptimi mbizotëroftë në shpirtrat tuaj fisnikë, por mbi të gjitha, dashuria harmoni dhe jetë sa më të begatshme pas shkruar i madhi Zot për ju të dy. U shtofshi dhe u plakshi se bashku të gëzuar dhe duke realizuar çdo qëllim dhe endërr të jetës suaj. Ju uroj të jetoni dhe të plakeni së bashku të lumtur dhe të dashuruar si dy zogj. Po ashtu dhe me shumë ju duaaa dhe ju përqafoj shumë @xhensilamyrtezaj.
(J.V/Shuplaka)