Në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 3 persona pasi akuzohen për “Dhunë në familje”.
Në prangat e policisë kanë rënë Selman Murati, i cili kishte dhunuar gruan e tij 37 vjeç me inicilae L.M. Ndërsa dy të tjerët janë Serjan Gojani dhe Albert Ismaili.
DETAJE:
Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës arreston 3 shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”.
Konkretisht janë arrestuar për veprën penale të “Dhunë në familje”, shtetasit: – Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. – Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë ( Kamëz ).
– Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar – Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar – Vorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ” Dhunë në familje ” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post