Në orët e para të mëngjesit të sotëm persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një karburant gjatë natës në Vlorë.
Mesohet se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe janë larguar
NJOFTIMI I POLICISE
Më datën 02.09.2017, rreth orës 02:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë – Babicë, është vjedhur një karburant.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe janë larguar.
Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja. Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre. (J.V/Shuplaka)