Janë zhvilluar homazhe në 1 vjetorin e vdekjes së efektivit Ardian Kodra i cili u vra në Torovicë të Lezhës gjatë një aksioni.
Në këto homazhe ishin të pranishëm kolegët e FNSH-së si edhe familjarë.
Sjellim në vëmendje që Ardian Kodra kishte vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit dhe kishte detyrën e shoferit në grupin e gatshëm të FNSH-së. Ai ishte i martuar dhe ka dy djem.
Ai ishte në Torovicë të Lezhë, në një operacion për kapjen e David Qosjes, pasi ishte raportuar se kishte qëlluar me armë në mes të fshatit. Në tentative për arrestimin e tij, Kodra është qëlluar nga dy plumba. Ai ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. (J.V/Shuplaka)