02:10 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Turp i madh, perëndimi po qesh me Ramën, sot altete, nesër pantofla”

11:37 | 02/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Topalli, Bregu dhe Selami të jenë të gatshëm, me humbjen e Bashës, hapet rruga për të marrë PD-në.

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe veshjes me të cilen ai shfaqet ne aktivitete me partnerë e aleatë.  Fokusin kryesor e ka vënë edhe te atletet e Ramës. 

“Por në këtë kohë, këtë lloj lufte antiperëndim po e shohim dhe te ky që sot kemi si kryeministër- ky po del kundër ceremonialit të shtetit perëndimor, me sfidën e atleteve; nesër mund të veshë pantofla; mjafton që patologjikisht të rrijë i qetë me mendimin se po fyen ceremonialin dhe karakterin serioz të shtetit perëndimor. Turp i madh!”, shprehet Ngjela. 

 

REAGIMI:

Besi del shpejt nga situate cfarë ndodhi

Atletet e kryeministrit shqiptar, një turp i madh.

Të gjithë të sëmurët psikikë që kanë qenë kryeministra shqiptarë; të trembur nga koncepti i drejtësisë shoqërore dhe nga zgjedhjet e lira si kërkesë perëndimore ndaj tyre, e kanë urryer Perëndimin dhe kanë shkuar në Lindje.

Kanë qenë të gjithë të korruptuar.

Dhe të gjithë kanë dhënë nga një shenjë në veshjen e tyre kur kanë filluar.

Ata të parët tanë donin të hiqnin nga qarkullimi kapelën republikë, për ta zëvendësuar me festen turke. 
I bënë të gjitha përpjekjet, por nuk ia arritën dot.

Ndërkombëtarisht pastaj, Lenini, pasi goditi kapelën republikë, nuk ia doli që të hiqte kravatën dhe kostumin, se u thye nga presioni i intelektualizmit rus.

Por kulmin për të krijuar një simbolikë tjetër shtetërore antiperëndimore, e arriti Mao Ceduni, i cili nga viti 1949 e derisa vdiq, i veshi të gjithë kinezët me dok dhe me një kostum të stilit ushtarak; duke menduar të zhdukte Perëndimin në Kinë.
Sot kostumi i Maos ka vdekur në Kinë me gjithë Maon.

Por në këtë kohë, këtë lloj lufte antiperëndim po e shohim dhe te ky që sot kemi si kryeministër- ky po del kundër ceremonialit të shtetit perëndimor, me sfidën e atleteve; nesër mund të veshë pantofla; mjafton që patologjikisht të rrijë i qetë me mendimin se po fyen ceremonialin dhe karakterin serioz të shtetit perëndimor.

Turp i madh!

Po ku pyet Perëndimi nga një anti-ceremonial arkaik si ky i Ramës! Nuk e shohin fare, dhe po qeshin me të.

Janë çallmat në shekuj që duan të sfidojnë kravatën.
Janë arabët me fustanët e tyre që mendojnë se sfidojnë kostumin tradicional të qytetërimit të lartë perëndimor.

Tani na doli edhe një shqiptar që mendon të sfidojë me pantofla ceremonialin perëndimor; dhe, a e dini pse? Sepse bashkë me katër ministra të tij i kap Reforma në drejtësi në Shqipëri si të korruptuar; por, njëherësh, edhe për faktin që urren zgjedhjet e lira, njëlloj si Enver Hoxha.

Kurse, siç dihet, Partisë Socialiste ky njeri ka një dekadë që i ka ndaluar zgjedhjen e kryetarit – tipik një akt antiperëndimor i nivelit maoist dhe hoxhist.

Zëvendës Presidenti amerikan e hoqi kryeministrin shqiptar nga fotoja e takimit të fundit, se iu duk si shkarravinë me atletet e tij. “Ma hiqni atë karagjoz nga fotografia”, tha, prandaj nuk është Rama te fotografia e fundit.

Dhe ky vazhdon të luftojë Perëndimin me atlete!

Komedi e madhe është kjo, dhe Perëndimi po qesh me këtë komedian mediokër; por, ama, biletat e kësaj komedie i paguajnë shqiptarët e shkretë me varfërinë dhe pasigurinë e tyre.

Po dhe vetë duhet të vendosin shqiptarët: akoma do ta durojnë një kryeministër të tillë! (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: edi ramareagimSpartak Ngjela
Pas

Miti “Helen”, si alibi për batërdinë me pronat në Himarë dhe bregdet

Para

Drejtonte biznesin e lojrave të fatit pa licencë, arrestohet 31-vjeçari

Para
Drejtonte biznesin e lojrave të fatit pa licencë, arrestohet 31-vjeçari

Drejtonte biznesin e lojrave të fatit pa licencë, arrestohet 31-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.