Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare Agron Haxhiraj, biznesmeni vlonjat. Haxhiraj është pronari i birrës “Norga”, një biznesmen i njohur në vendin tonë.
Ceremonia mortore është zhvilluar në hollin e teatrit “Petro Marko” dhe shumë qytetarë i kanë dhënë ngushëllime familjes, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.
Haxhiraj ishte një njeri shumë i dashur për vlonjatët dhe njëkohësisht mbante postin si President i ekipit të Vlorës, një sportdashës i madh. (J.V/Shuplaka)