Shqipëria shënon golin e dytë në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit. Pas Roshit, është Agolli ai i cili në minutën e ’78-të ka thelluar rezultatin.
Pjesa e parë u mbyll pa asnjë gol, mirëpo menjëherë sapo nisi pjesa e dytë, kuqezinjtë kaluan në avantazh falë Odise Roshit. Në minutën e 54′-t ai arriti të zhbllokonte rezultatin.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë për Kombëtaren Shqiptare, e cila pas më shumë se 5 viteve e gjysmë në pankinë nuk do të ketë më De Biazin, por trajnerin e ri Christian Panucci. Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”
Formacioni për dy skuadrat:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli Memushaj, Abrashi, Basha, Roshi, Grezda, Llullaku
Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik. (D.D/Shuplaka)