Ndeshja e sotme Shqipëri-Lihtenshtejn është mbyllur me rezultatin 2:0 për kuqezinjtë. Shqiptarët e nisën me vrull ndeshjen e sotme, ku kishin mjaft shanse për të shënuar, mirëpo goli i parë u bë vetëm në minutën e 54’, kur Odise Rroshi zhbllokoi shifrat me një goditje të prirët në zonë pas një topi të nisur nga goditja e këndit.
Më pas, në minutën e 78’, Agolli thellon rezultatin duke shënuar golin e dytë.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, mediat italiane kanë publikuar notat për lojtarët shqiptarë.
Portali “Tuttomercatoweb” zgjedh mes lojtarëve më të spikatur Elseid Hysajn, Ansi Agollin dhe Odise Roshin.
NOTAT SIPAS TMW:
Berisha 6 – Ruan portën të paprekur por praktikisht kundërshtarët nuk e lejojnë asnjëherë që të rritë nivelin e përqendrimit.
Hysaj 7 – Gjithmonë lider në Kombëtaren e tij, arrin të dhurojë një kontribut vendimtar në të dy fazat e lojës. I vlefshëm.
Mavraj 6.5 – I afrohet golit në pjesën e dytë, me një goditje me kokë që përfundon jashtë kuadratit për pak centimetra.
Ajeti 6.5 – Punë e mirë në fazën mbrojtëse, nuk dhuron asgjë dhe kur është e mundur, i jep mundësinë shokëve që të rinisen.
Agolli 7 – Gjen një gol shumë të bukur, një gjuajtje me hark që përfundon në këndin e largët pas krahëve të Jehle.
Abrashi 6 – Në fillim, ndjen pak trysninë e kundërshtarëve, pastaj merr masat e duhura dhe sillet mirë (Nga ’83’ Hyka, pa notë)
Basha 6 – Goli i parë lind nga një gjuajtje e tij që me shumë mundësi do të përfundonte në portë, edhe pse Roshi kishte ndonjë dyshim dhe mendoi që ta devijonte me siguri pas krahëve të Jehle.
Memushaj 6.5 – Nga këmbët e tij ekziston gjithmonë mundësia që të lindë një rrezik, të shumta harkimet e hedhura në qendër dhe që nuk u shfrytëzuan nga shokët e skuadrës (Nga 77′ Kukeli pa notë)
Grezda 6 – Në pjesën e parë gjen shpesh hapësira të shkëputet, duke depërtuar në mbrojtjen kundërshtare dhe duke provuar edhe krosimet. Bie në pjesën e dytë (Nga ’86 Ahmedi pa notë)
Llullaku 6- Nuk gjen golin, por i shkon shumë afër. Në dy raste, vetëm mungesa e fatit e ndalon nga dërgimi i topit në portë.
Roshi 7 – Një nga më të mirët mes djemve të Panuçit, menjëherë i krijon kokëçarje mbrojtjes kundërshtare, duke shfrytëzuar bashkëpunimin e mirë me Hysajn dhe duke u munduar që të godasë në krahun e tij. Gjen golin me një devijim me fat por fitimtar. (D.D/Shuplaka)