Serena Williams, një nga kampionet më të mëdha të tenisit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të fejuarin bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian.
35- vjeçarja lindi një vajzë në një spital në Palm Beach, Florida ku i është rezervuar një kat i tërë, e ndërsa ende nuk është zbuluar emri i vogëlushes.
Gjinia e bebes ka qenë surprizë edhe për çiftin sepse siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, ata e mësuan vetëm në sallën e lindjes se ishte vajzë, pasi nuk kishin preferuar ta bënin më parë.
Ka qenë trajneri i tenistes, Patrick Mouratoglou i cili ka konfirmuar gjithçka përmes një postimi në Tëitter.
“Jam shumë i lumtur për ty dhe uroj që ta marrësh veten shpejt sepse ti e di…kemi shumë punë përpara që na pret”, shkruan ai Mouratoglou.
Menjëherë pas këtij lajmi të mirë nuk kanë munguar urimet nga miqtë e saj. Kujtojmë se Serena ka qenë shtatzënë në momentet kur fitoi ‘’Australian Open 2017”.
(E.K/SHUPLAKA)