03:34 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Mesnata”, sekuestrohen 725 kilogramë drogë në Vlorë. Arrestohen 2 persona, mes tyre pronari i vilës katër katëshe

11:20 | 03/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Mesnata”, sekuestrohen 725 kilogramë drogë në Vlorë. Arrestohen 2 persona, mes tyre pronari i vilës katër katëshe

Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Sekuestrohen 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe dy automjete, po ashtu në pranga kanë rënë dy persona. 

Droga ishte e fshehur në një vilë katër katëshe, ndërsa Policia ka arrestuar pronarin e saj Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe një tjetër shtetas Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

DETAJET E PLOTA: 

Vijojnë kontrollet  në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni  policor antidrogë i koduar ” Mesnata”

Sekuestrohen 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe dy automjete.

Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e një vile banimi dhe një ambienti biznesi në pronësi të shtetasit, të cilit iu gjet lënda narkotike.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Operacioni  nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin “Delta Forcë”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me repartin “Delta Forcë” kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Mesnata”.

Operacioni është zhvilluar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi,  ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr.

Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë,

Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2  i  Kodit Penal.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: drogeoperacioni i policisevlore
Pas

Bie rrufeja në Francë, plagosen 15 persona, 2 prej tyre në gjendje më të rëndë

Para

Dhunë ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve të mitur, arrestohen dy persona në Tiranë

Para
Dhunë ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve të mitur, arrestohen dy persona në Tiranë

Dhunë ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve të mitur, arrestohen dy persona në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.