Më në fund! Pas sipërfaqesh të tëra me pyje të djegur Shqipëria është zgjuar sot pa asnjë vatër zjarri. Dhe kjo jo falë punës së zjarrfikësve apo strukturave të tjera, po falë reshjeve të shiut që kanë mbuluar gjithë vendin gjatë ditës së djeshme.
Sipas Emergjencave Civile, janë shuar të gjitha vatrat e zjarreve në vend dhe më në fund, pas më shumë se 2 muajsh, asnjë mal në Shqipëri nuk është duke u djegur.
“Gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, të cilat përfshinë gati gjithë territorin e vendit, vatrat e zjarrit aktive që kanë qenë ditët e mëparshme janë shuar plotësisht nuk ka patur vatra zjarresh masive”, thuhet në njoftim të shkurtër të Emergjencave Civile.
(E.K/SHUPLAKA)