06:51 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

90 % e punonjësve të pakënaqur me pagat, publikohen shifrat nga INSTAT-i

11:41 | 04/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
90 % e punonjësve të pakënaqur me pagat, publikohen shifrat nga INSTAT-i

INSTAT për herë të parë realizoi gjatë vitit 2016, Anketën e Kënaqësisë së Punonjësve. Burimet zyrtare të institucionit pohuan se kjo anketë pati si objektiv kryesor analizimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të stafit të INSTAT si dhe identifikimin e çështjeve të cilat kërkojnë vëmendje për t’u zgjidhur në vitet në vazhdim.

Cilësia e statistikave zyrtare të prodhuara apo kënaqësia e përdoruesve të INSTAT, lidhet drejtpërdrejtë me motivimin dhe profesionalizmin e punonjësve. Punonjësit e INSTAT kanë shprehur vlerësim pozitiv për punën që kryejnë, por pothuajse të gjithë punonjësit, rreth 90,65 % mendojnë se paga e tyre nuk është e përshtatshme për punën që ata realizojnë.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve në INSTAT është mesatarisht rreth 3,53 ose i shprehur në përqindje rreth 70,6 %. Ky indikator është matur në shkallën nga 1 deri në 5.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve sipas grupmoshës është më i lartë për punonjësit mbi 50 vjeç, ndërsa punonjësit nga 30-49 vjeç janë punonjësit më të pakënaqur. Punonjësit e INSTAT janë më të kënaqur lidhur me marrëdhëniet me eproret, natyrën e punës si dhe perceptimin e imazhit.

Në fund të vitit 2016, INSTAT kishte 199 punonjës në total ndaj 216 pozicioneve të strukturës. Ndër ta, 161 janë punonjës civil nga të cilët 5 në periudhë prove dhe 156 punonjës me status të nëpunësit civil. Stafi i INSTAT-it përbëhet kryesisht nga gjinia femërore. Megjithë ndryshimet që solli struktura organizative e vitit 2015, përqindja e vendit që zëne femrat është 72 % kundrejt meshkujve me 28 %

Modeli për krijimin e indikatorit të nivelit të kënaqësisë së punonjësve është ndërtuar sipas AmericanCustomerSatisfactionIndex (ACSI) dhe mori në konsideratë këto faktorë: Ambientet e Punës, Natyrën e Punës, Marrëdhënien me Koleget, Marrëdhënien me Eproret, Informimin mbi ngjarjet e ndryshme, Perceptimin e Imazhit.

Avantazhi i përdorimit të ACSI është se ky model është i përshtatur për të matur nivelin e kënaqësisë në sektorin publik. Shkalla e përgjigjes, e llogaritur si raport i numrit të punonjësve që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të punonjësve që ka aktualisht INSTAT, shprehur në përqindje rezultoi 86,3 për qind. /Monitor/

Etiketa: INSTATpunonjeste pakenaqur
Pas

Kandidati i vetëm për kreun e Akademisë së Shkencave: Edi Rama na ka dhënë mbështetje të fuqishme

Para

Denoncimi te Berisha: Spitali “Nënë Tereza” në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Para
Denoncimi te Berisha: Spitali “Nënë Tereza” në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Denoncimi te Berisha: Spitali "Nënë Tereza" në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.