Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave sapo u mbyllën, ndërsa kryeministri Rama i pret fondet institucionit.
kështu meqë Akademia zgjodhi farsën thotë Rama, tashmë duhet të bëjë llogaritë se nga do të gjenden fondet.
“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, shkruan Rama.
Prej disa kohësh ka qenë akademiku Artan Fuga ai që ka denoncuar farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, ku sipas tij nuk ka një pasqyrë të qartë të arritjeve të këtij institucioni.
Ç’ndodhi sot në Akademinë e Shkencave:
Me 1 kandidat të vetëm Gudar Beqiraj zgjidhet për herë të dytë kryetar i Akademisë së Shkencave. Akademikët që votuan nuk ishin përballë një zgjedhje pasi Beqiraj ishte kandidati i vetëm i kësaj gare.
Nga 31 vota 28 ishin pro zgjedhjes së Beqirajt kryetar ndërsa vetëm 3 akademikë u shprehën kundër. Beqieaj deri më sot mbante postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, ndërsa gjatë viteve 2009-2014 ka mbajtur sërish postin e Kryetarit.
Po ashtu me 27 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim është vendosur dhe zgjedhja e Muzafer Korkuti në postin e nënkryetarit të Akademisë së Shkencave.
Korkuti deri më sot ka mbajtur postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave. Tingëllon e çuditshme në fakt sesi për disa vite me rradhë këta dy akademikë kanë ndërruar vendet mes tyre, pa i lënë vend një gare gjithëpërfshirëse.
(E.K/SHUPLAKA)