Pas apelit të vazhdueshëm për vendosjen e një patrulle policie pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal të Shkodres, si një domosdoshmëri, veçanerisht edhe pasi vetëm javët e fundit u shënuan dy raste dhune ndaj mjekëve dhe infermirëve , Komisariati i Policisë Shkodër është ndërgjegjesuar .
Shefi i Repartit të Urgjencës mjeku, Astrit Lahi ka bërë të ditur se tashmë ka patrulla policie në dispozicion të këtij reparti, gjithashtu kamerat e sigurisë janë të lidhura me sallën operative të komsiariatit .
Ndërkohë pavarësisht kësaj edhe vetë mjeku pranon se këto masa sigurie do ishin të panevojshme nëse familjarët dhe pacientët do kuptonin se bluzat e bardha janë në krye të detyrës dhe çfaredolloj forme dhune dhe presioni ndaj tyre është pikësëpari në dëm të kurimit të pacientit, pasi kuptueshëm mjeku ka nevojë për qetësi dhe klimë bashkëpunuese . Dhuna ndaj mjekëve dhe punonjësve të Spitalit Rajonal të Shkodrës është kthyer në një problem serioz për këtë institucion ndërsa nuk kanë qenë të pakta herët kur bluzat e bardha kanë rënë pre e dhunës.
Po ashtu pacientet vazhdimisht janë ankuar për mungesë etike dhe shërbimi, mungesë medikamentesh apo dhe neglizhence. Megjithatë sistemi i shtuar i siguris është një element i cili garanton mjekun në ushtrimin e detyres.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post