Policia ka ndaluar sot ndërtuesin Xhelal Hoxha në Tiranë, i cili akuzohet për mashtrim. Mësohet se shkak për arrestimin e tij është bërë një borxh prej 50 mijë eurosh i marrë që në vitin 2006.
Një person me inicialet Sh.M e ka denoncuar Hoxhën që në vitin 2004 dhe Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i japë atij një dënim me 11 vite burg.
Denoncuesi është shprehur para oficerëve të Policisë Gjyqësore në vitin 2006, se ia ka dhënë borxhin Hoxhës duke besuar se ai ishte biznesmen i rregullt dhe i suksesshëm.
Hoxha i kishte lënë si garanci pesë apartamente në një pallat, të cilin po e ndërtonte në Golem. Madje kanë nënshkruar edhe një kontratë para një notereje.
Mirëpo një ditë më vonë, huadhënësi ka zbuluar se në fakt huamarrësi nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistruara në kontratën noteriale. Dhe pasi është ballafaquar me të, Hoxha i ka premtuar një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës.
Por ky premtim nuk e ka kthyer besimin e humbur dhe huadhënësi ka kërkuar sërish shumën e parave, të cilat ndërtuesi Xhelal Hoxha nuk ia ka kthyer më. (D.D/Shuplaka)