Vetën 1 ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë e cila do të luhet në Strumicë në orën 20:45, sulmuesi i Maqedonisë Iljia Nestorovski, ka sfiduar portierin e kombëtares tonë Etrit Berishën duke i kujtuar golin që i ka shënuar gardianit kuq e zi në kampionatin Italian, duke dashur të tregojë me të se portiere shqiptar nuk ishte i pakalueshëm.
“Pyeteni Berishën, më duket se me njeh shumë mirë. Disa muaj më parë i kam shënuar një gol në ndeshjen mes Palermos dhe Atalantës”, tha Nestorovski i cili luan me skuadrën e Palermos.
Nestorovski kishte ndërmend ndeshjen mes Palermos dhe Atalantës në kampionatin Italian kur Palermo fitoi në transfertë me shifrat 1-0 falë golit të tij. Në atë ndeshje, e cila ishte e dyta për Berishën me fanellën e Atalantës, ai realizoi në minutën e 89-të pas një goditje nga këndi.
Pas fitores ndaj Izraelit, atmosfera në ekip është në nivelet më të larta dhe shpresoj që të përsëritim një paraqitje edhe më të mirë në duelin e nesërm. Bashkë me kapitenin Pandev, jemi të lumtur që mesfushorët po punojnë në nivelin e kërkuar dhe shpresoj që nesër të kemi pasime në dispozicion nga ata, në mënyrë që të rrezikojmë portën kundërshtare”, shtoi Nestorovski. (B.H/Shuplaka)