19:00 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

“Pas tepsisë dhe timonit, Rama do për vete edhe Akademinë e Shkencave”, Reagon ZGJIDHJA

19:49 | 04/09/2017
në Te Gjitha
0
“Pas tepsisë dhe timonit, Rama do për vete edhe Akademinë e Shkencave”, Reagon ZGJIDHJA

Pas zgjedhjes së kryetarit të Akademisë së Shkenave, ka reguar forca politike e drejtuar nga Koço Kokëdhima, Zgjidhja.

Zgjidhja shkruan se pas tepsisë dhe timonit, Rama do për vete edhe Akademinë e Shkencave .

Me tone të ashpra Zgjidhja thekson se Rama po kërkon të zaptojë edhe institucionet e pavarura, pasi rrëmbeu pushtetin me votat e 25 qershorit.

REAGIMI I PLOTË:

ZGJIDHJA deklaroi se Rama është njeriu i fundit që mund të flasë për zgjedhje të lira, sepse ka shkatërruar PS-në dhe bashkë me partitë e vjetra po mban peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Reagimi Edi Rama kërcënoi Akademinë e Shkencave se do t’i presë fondet që ndan çdo vit buxheti i shtetit, pas zgjedhjeve të bëra sot në mesditë, ku u zgjodh kryetari dhe nënkryetari i ri, ndërsa përpara zgjedhjeve kishte deklaruar se edhe do t’i merrte godinën, ku ky institucion i pavarur kushtetues ka selinë prej dekadash. Rama e bën këtë sulm mbi Akademinë me preteksin se zgjedhjet në këtë institucion nuk janë bërë të hapura dhe demokratike. Edi Rama është njeriu i fundit dhe më i pabesueshmi në këtë vend që mund të flasë për standardet e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave. Jo se këto zgjedhje janë për t’u marrë shembull, por se Rama është autokrat, armik i egër i lirisë, zgjedhjeve dhe standardeve demokratike në qeverisjen e vendit. Ai është përgjegjës i dorës së parë për shkatërrimin e themeleve të Shtetit Shqiptar. ZGJIDHJA denoncon ashpër sulmet verbale të kryeministrit ndaj institucionit të akademikëve të Shqipërisë. Ato janë pasqyrë e mendësisë otomane të kryeministrit që i duket vetja si sulltan dhe Shqipëria si sulltanat i tij. Ato tregojnë degjenerimin e një njeriu që, pasi mori të gjithë tepsinë, pra pushtetin për katër vitet e ardhshme, dhe timonin, po kërkon tani të rrëmbejë edhe pavarësinë e institucioneve kushtetuese, t’i kërcënojë ato me mbyllje dhe me sekuestrim prone, meqë zgjedhjet nuk janë bërë sipas dëshirës së tij. Këtë pozitë Akademia e Shkencave nuk e përjetoi as në vitet më të errëta të izolimit komunist, madje, edhe pse e superpolitizuar, ajo u la e lirë të bënte jetën akademike, kërkuese dhe shkencore. ZGJIDHJA i dënon thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë financimet nga buxheti i shtetit dhe lënien pa strehë të akademikëve si kërcënime talebane, që s’kanë vend në një komb që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Akademia e Shkencave dhe të gjitha instucionet e vendit nuk reformohen dhe nuk zhvillohen duke u vënë kyçin, por duke u modernizuar dhe konkuruar me simotrat e tyre në rajon dhe më gjerë, duke shtuar financimet që akademikët tanë të nderuar të mbrojnë dhe evidentojnë më të mirat e kombit. Edi Rama nuk e ka për gjë që të heqë buxhetin vjetor të Akademisë dhe t’ua japë miqve të tij për koncesionet famëkeqe, ta marrë me polici godinën për t’ia dhënë një instucioni fantazëm, apo më keq akoma, ta rrënojë dhe mbi të të ngrejë kullat e betonit, siç ka bërë në mbarë Tiranën, por kjo nuk e zgjidh problemin. ZGJIDHJA i bën thirrje Edi Ramës që nëse do demokratizim të qeverisjes së institucioneve le t’ia nisë nga PS-ja të cilën, ai e mori parti politike para 12 viteve dhe tani e ka kthyer në një bashkësi parapolitike, pa standarde, pa zgjedhje, pa statut dhe pa demokraci të brendshme. Rilindja dhe PD-ja kanë shkatërruar institucionin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Këto parti e kanë zhveshur popullin nga çdo pushtet. Qytetarët shqiptarë nuk kanë të drejtë të zgjidhen dhe të zgjedhin lirisht. Për çdo lloj drejtuesi dhe përfaqësuesi të popullit në çdo nivel dhe në çdo institucion vendosin vetëm kryetarët e partive. Vetëm reformimi dhe hapja e tregut politik do të çlirojë të gjithë jetën social-ekonomike dhe atë akademike të vendit dhe kjo nis nga hedhja në koshin e historisë të farsave zgjedhore që kanë organizuar partitë e vjetra për shqiptarët. ZGJIDHJA do të luftojë që në Shqipëri të vendosen me ligj primaret për të garantuar konkurencë të hapur, të lirë e të ndershme të njerëzve më të zotë kudo, në partitë politike, në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, në çdo institucion të Shtetit Shqiptar dhe në Akademinë e Shkencave, natyrisht. Pa rrëzuar, shembur dhe përmbysur sundimin e regjimit të urryer të kryetarëve të partive, ky çlirim nuk do mundet të vijë! Shqipëria nuk do ketë as liri, as përparim, pa larguar nga pushteti Edi Ramën, autokratin e fundit në vendet ish-komuniste dhe shefin e qeverisë më të korruptuar, më të paaftë dhe më të kriminalizuar të tranzicionit shqiptar! #ZgjidhjaPërLirinë

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: psramazgjidhja
Pas

Vettingu, punonjës të hipotekave fshehën pasuritë për disa gjyqtarë dhe prokurorë

Para

Vrasja e gjyqtares/ Protestuesit lyen godinën me bojë të kuqe, Ministria e Drejtësisë largon përgjegjësinë nga vetja dhe ia vesh Administratës

Para
Përlyhet me “gjak” Ministria e Drejtësisë, çfarë po bëjnë protestuesit (VIDEO)

Vrasja e gjyqtares/ Protestuesit lyen godinën me bojë të kuqe, Ministria e Drejtësisë largon përgjegjësinë nga vetja dhe ia vesh Administratës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.