18:33 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Mapo” e Çilit: Fuga kërkon model sovjetik. Akademiku: Kakarisje editoriale në periferi

10:19 | 05/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mapo” e Çilit: Fuga kërkon model sovjetik. Akademiku: Kakarisje editoriale në periferi

Pas debatit në Akademinë e Shkencave, ku një rol të madh në evidentimin e problemeve pati dhe akademiku Artan Fuga, mbetet mister fati i këtij institucioni.

Kjo pasi kryeministri Rama i quajti farsë zgjedhjet e djeshme dhe tha se qeveria nuk do të japë fonde për ta.

Mirëpo për gazetën “Mapo” të Henri Çilit modeli që propozon akademiku Fuga është një model sovjetik. Ky ka qenë dhe titulli i editorialit të gazetës shkruar nga Ervis Iljazaj.

Edhe pse e njeh meritën e Fugës për ngritjen e problemeve Iljazaj shkruan se edhe reagimi i kryeministrit mbështet modelin sovjektik të drejtimit të arsimit.

“Padyshim, që një meritë të veçantë për debatin e Akademisë së Shkencave , ka dhe akademiku Artan Fuga, me debatet e tij të përditshme. Kjo është një meritë që i duhet dhënë, por modeli që profesor Fuga propozon për shkencën duke lexuar propozimet e tij për të,  është po i njëjti .

Është një model i zhvillimit shkencor tipik Sovjetik. Një model i bazuar te monopoli shtetëror për shkencën, ku shkencëtarët kanë  varësi të përhershme  te rroga e shtetit dhe, në këtë mënyrë bëhen gjithmonë të kontrollueshëm prej tij.  Postimi i Kryeministrit përforcon këtë ide, duke i kërcënuar me prerje totale fondesh. Dihet që politika, aq më tepër kjo e jona e përdor edhe shkencën në funksion të populizmit të përherësh që i duhet.

Profesor Fuga ka të drejtë kur thotë se Akademia e Shkencave është kthyer në një institucion që vegjeton dhe harxhon para nga taksa paguesit shqiptarë pas asnjë vlerë,  pasi produkti shkencor që ajo duhet të prodhojë mungon. Mirëpo, zgjidhja nuk është të largohet disa njerëz dhe të vijnë disa të tjerë.

Akademia e Shkencës pasi u reformua në vitin 2008 dhe iu hoqën të gjitha institutet që ishin në varësi të saj, tani ka ngelur një grup akademikësh pa asnjë strukturë mbështetëse”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e ‘’Mapos”.

Mirëpo Profesor Fuga në një përgjigje të shpejtë i quan ‘’kakarisje” qëndrimet e Mapos dhe thotë se pak më vonë do të ketë dhe një qëndrim më të detajuar të tij.

“Debati mes shkencëtarëve për fatet e reformimit të Akademisë të Shkencave dhe “kakarisjet” editoriale të mapos në periferi”, shkruan Fuga.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: artan fugadebatidebati i plotegazeta mapo
Pas

Vrasja e Fildez Hafizit, flet ish-kunati: Ia ktheu fëmijët kundër, doli nga vetja për shkak të saj

Para

Rama mbledh sërish ministrat e rinj nesër, ku do të diskutojnë këtë herë

Para
Rama flet për sukses spektakolar në luftën ndaj kanabisit:  Viti me sasinë më të ulët qysh prej ’91, goditje më lart në botën e krimit

Rama mbledh sërish ministrat e rinj nesër, ku do të diskutojnë këtë herë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili nuk i nënshtrohet presionit të Trumpit, do të shpallë planin në ndihmë të bizneseve vendase

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.