Pas mbledhjeve në Llogara Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër për herë të dytë ministrat e kabinetit të ri qeveritar, një mbledhje informale kjo. Mësohet se mbledhja dy ditore do të zhvillohet në Velipojë.
Sjellim në vëmendje që në takim pritet të diskutohet mbi planin e punës me te cilin do të nise qeveria ‘Rama 2’.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Ri të dalë në zgjedhjet e 25 qershorit, i cili do mblidhet ditën e shtunë në datë 9 shtator 2017 në orën 10:00. (J.V/Shuplaka)