16:15 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sezoni i ri shkollor, familjet në nevojë në vështirësi për të përballuar kostot

16:57 | 05/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sezoni i ri shkollor, familjet në nevojë  në vështirësi për të përballuar kostot

Familjet me ndihmë ekonomike, ato me një të punësuar dhe të punësuarit me të ardhura të ulëta janë duke u përballur me kosto të larta të përgatitjes së fëmijëve për vitin e ri arsimor. Syzana është përfaqësuese tipike e kësaj shtresë. Ajo është e punësuara e vetme e familjes me pesë anëtarë. Me një burrë të papunë, me tre fëmijë për t’i bërë gati për shkollë, rroga prej 20 mijë lekësh që merr në fabrikën e fasonit ku punon nuk i mjafton për shpenzimet normale të muajit.

“Me duhen së paku 120 mijë lekë (te vjetra) për një fëmijë, gjithsej rreth 400 mijë lekë (te vjetra) vetëm për nisjen e shkollës” shpjegon gruaja në moshë rreth të 40-tave. Në këto shpenzime ajo ka përfshirë librat, fletorët, kancelaritë dhe mjetet e punës, rrobat e domosdoshme (atlete, pantallona, triko…) dhe çantat. Mjetet e shkollës dhe rrobat janë nga më të lirat që ka tregu, gjithashtu edhe kancelaritë dhe mjetet e tjera të punës.

Nga subvencioni i librave nuk përfiton se nuk është kontingjent i ndihmës ekonomike. “Kam të paktën tre vite që marr borxh në fillimin e shkollës, që kur dy të vegjlit nisën arsimin fillor. Këtë vit i kam marrë kunatës 300 mijë lekë dhe do t’i shlyej nga pak” shton gruaja.

Historia e Syzanës është e shumë familjeve këto ditë. Nga kërkesa e lartë për mjete dhe rroba, tregtarët, nga ana tjetër kanë reaguar me rritjen e çmimeve. Artikujt shkollorë këto ditë janë 5-100 lekë më të shtrenjta. Por më e keqja është se e njëjta cilësi mjetesh shkollore shitet me çmime të ndryshme në pika të ndryshme kancelarish.

Prindërit pa përvojë që çojnë fëmijët për herë të parë në shkolla ka gjasa të bien pre e spekulimeve për shkak se nuk janë të familjarizuar me markat dhe cilësinë e kancelarisë.

Stilolapsi jo cilësor, fletorët e holla, gomat që nuk fshijnë ka shumë gjasë që ta bëjnë fëmijën më pak cilësorë se shoku e shoqja klasës që ka blerë mjetet klasit të parë që ia lehtësojë dukshëm punën dhe paraqitjen estetike.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit përfituan kompensimin e çmimit të blerjes së teksteve shkollore për vitin shkollor 2016-2017 rreth 100 mijë nxënës të kategorive të veçanta dhe shtresa në nevojë, ose për rreth 23-25% të totalit të nxënësve me rreth 340 milion lekë.

Por ndërkohë mjetet e tjera që nevojiten për nisjen e shkollës përveç teksteve kushtojnë më shumë se librat.

Mungesa e mundësive ekonomike po shihet si shkak themelor për rënien e lindshmërisë në vend. Në periudhën 1992-2016 lindjet kanë pësuar rënie drastike me 61.3%. Nga anketat që INSTAT ka bërë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik në lidhje fertlitetin ka rezultuar se gratë shqiptare dëshirojnë të kenë më shumë fëmijë se sa kanë realitet. Por përmbushja e dëshirës për të pasur fëmijë pengohet nga kushtet ekonomike, referojnë anketat/ Monitor.al/

 

Etiketa: familjeshkolle
Pas

320 euro për të marrë certifikatën e trajnimit pa bërë testin, arrestohet administratori i shoqërisë së punësimit

Para

Babai i tij feston 92-vjetorin, si e uron ministri Panariti (FOTO)

Para
Babai i tij feston 92-vjetorin, si e uron ministri Panariti (FOTO)

Babai i tij feston 92-vjetorin, si e uron ministri Panariti (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

Khamenei përzgjedh 3 pasardhës në rast atentati, djali i tij mbetet jashtë listës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.