Kjo është pamja që të ofrohet sot, në lagjen 14-të Durrës. Grumbujt e mbeturinave kanë mbipopulluar zonën, ndërsa si zgjidhje shihet diegia e tyre gjatë orëve të natës.
Pirgje të mëdha mbeturinash urbane, të hedhura nga banorët e zonës, brenda dhe jashtë kazanëvë të plehrave, u vihet flaka për tu djegur në vend, pa e marrë mundimin askush për spostimin e tyre pak metra larg banesave.
Mesa duket, punonjësit e komunales së Bashkisë së Durrësit, në pamundësi për ta kryer këtë shërbim ndaj qytetarëve, u “vijnë” atyre në ndihmë për t’i ekzekutuar mbeturinat, me metoda “bashkëkohore”.
Pamja që të ofrohet është jo vetëm e shëmtuar për një lagje qyteti bregdetar, po aq sa edhe kërcënuese për shëndetin e banorëve të zonës. Dëmi që i bëhet mjedisit si pasojë e këtyre faktorëve është i madh, por askush nga institucionet përgjegjëse nuk shqetësohet për këtë problem tëpër evident dhe të dukshëm.
Deri sa institucionet të ndërgjegjësohen dhe të gjejnë se kush duhet të meret për heqjen e mbeturinave në vendgrumbullimin e posaçëm të Port- Romanos, zgjidhja është djegia në vend, afër banesave.
Të vetmit që e vuajnë këtë shqetësim të përditshëm, janë banorët e zonës, të cilët duhet të gjejnë vetë ndonjë zgjidhje tjetër se ku duhet t’i hedhin mbeturinat.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2713″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]