Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme është shuguruar nga katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë.
Shugurimi i katedrales që mban emrin e humanistes, u bë në të njëjtën ditë kur u mbushën 20 vjet nga vdekja e saj. Po ashtu një vit më parë, 19 vite pas vdekjes, nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku në një ceremoni të posaçme në Vatikan.
Në shugurimin e katedrales mori pjesë edhe kardinali Ernest Troshani, i deleguari i posaçëm i Vatikanit, si edhe drejtues të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike.
Riti i shugurimit të Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë ka filluar në orën 11:00 me procesionin nga rezidenca ipeshkvore drejt dyerve hyrëse të kishës. Aty pritën ministrantët dhe priftërinjtë bashkëkremtues pas të cilëve shkuan Troshani dhe ipeshkvi Dodë Gjergji. (D.D/Shuplaka)