Kurorëzimi i dashurisë së këngëtares, Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit, Bes Kallaku ishte një nga ceremonitë madhështore, e cila ende po diskutohet në rrjetet sociale e padyshim do të mbahet mend gjatë.
Në një prononcim për “G.SH”, aktori Bes Kallaku është shprehur se nuk sheh asnjë ndryshim tek jeta pas martese sepse sipas tij ndryshim vjen pas lindjes së fëmijëve.
. “A thua se unë kam 50 vjet beqar dhe tani më ka ndryshuar jeta me martesën. Në kohën e sotme jeta më ndryshon kur të vijë fëmija. Kam 7 vjet me Xhensilën dhe s’ka asnjë ndryshim”, është shprehur ai
Ndërkohë që me nota humori shton se është lodhur duke parë një javë rresht fytyrën e tij në rrjetet sociale.
Po mërzitem vetë, jo më të tjerët. Kam 1 javë që sa hap ‘Facebook’-un, më del veç surrati im. Mos prap!”, ka thënë aktori.
(S.SH/Shuplaka)