Shqipëria nuk ka arritur më shumë se sa një barazim1:1 me Maqedoninë në transfertë.
Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar 1:1 me Maqedoninë, në kualifikimet për Kupën e Botës.
Shqipëria kaloi e para në epërsi me golin e Odise Roshit, ndërsa Maqedonia e barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Trajkoviskit nga penalltia.
Pas këtij barazimi, Shqipëria mbetet në vendin e tretë më 13 pikë, ndërsa Maqedonia në vendin e pestë më 7 pikë.
Në dy ndeshjet me Maqedoninë Shqipëria ka arritur të marrë 4 pikë, pasi në ndeshje e parë kishte arritur të fitonte 2-1 në Shkodër.
Maqedonia ishte më agresive në pjesën e dyutë, ndërkohë që Berisha bëri disa ndërhyrje vendimtare. Kombëtarja jonë ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Spanjës në transfertë.
(B.H/Shuplaka)