Sfida midis Shqipërisë dhe Maqedonisë ka përfunduar me barazim 1-1.
Mesfushori, Odise Roshi e vlerëson paraqitjen e skuadrës si shumë të mire. Ndërsa shton se me rastin e Sadikut mund t kishin shkuar 2-0.
“Të them të drejtën ishte ndeshje shumë e mirë për ne, edhe Maqedonia pati shumë raste, por na ndëshkoi penalltia. Nuk duhej të jepej, janë gjëra që ndodhin. Me rastin e Armandos mund të kishim shkuar 2-0, sporti ka gjithçka”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)