Një denoncim i rëndë ka ardhur pak minuta më parë në redaksinë e ‘’Shuplakës”. Në një zonë të Skraparit një qytetar denoncon se është qëlluar me armë në drejtim të një djali që kulloste delet aty pranë.
Kjo pasi bagëtitë, në zonën e Qafës së Gjarpërit kanë hyrë në një kullotë ku kultivohej hashash. Po ashtu sipas denoncimit të qytetarit gjuajtja me armë është bërë nga ana e administratorit të zonës së Zhepës, M.SH.
Deri më tani nuk ka një njoftim nga ana e Policisë, pasi sipas denoncuesit Policia është pjesë e kësaj ngjarjeje duke mbrojtur zonat e mbjella me hashash.
Nuk mund të jemi të sigurtë për vërtetësinë e denoncimit, po në rast se kjo do të vërtetohej do të përbënte një ngjarje mjaft të rëndë.
(E.K/SHUPLAKA)