Ka bërë kaq shumë efekt kjo pankartë, sa tanimë përdoret si refren ”Shko laj enët” në kundërpërgjigjet virtuale. Kuptohet, moralistët, të cilët nuk janë fort të sigurt se jashtë shkrimit në ”Facebook”, me shokët e tyre në tavolinë ju shpëton ndonjë ”k*r” si padashje, qenë të prekur pse një vajzë mbante këtë pankartë në dorë.
Gresa Hasa, siç ka rrëfyer edhe vetë në rrjetet sociale është kërcënuar nga turma e komentuesve, por e vërteta është se pankarta ka qenë në përdorim nga të gjithë protestuesit kundër vrasjes dhe dhunës ndaj grave.
”Kur të nevrikosesh laj enët, mos vrit gruan, o k*r”, e kanë mbajtur shumë prej protestuesve të dy ditëve më parë.
”Shuplaka” ju sjell fotot e tyre, mes të cilëve edhe djem. Njëri prej tyre Klodi Leka.
Pse shoqërisë sonë virtuale i bën përshtypje fjala ”K*r” dhe jo ekzekutimi çnjerëzor i një gruaje?! Pse i bën përshtypje që e mban një vajzë?! Kjo e ka një përgjigje të shpejtë aty për aty: sepse jeta tashmë është qejf, shumë shumë sensacion rrjetesh e thashethemesh për komentuesit që përtojnë të mbështesin këto vajza e djem duke dalë në protestë për të luftuar dhunën ndaj grave në vendin tonë.
Për protestuesit çdo lloj pankarte që i ndihmon të përçojnë mesazhin te qindra të rinj që po edukohen keq është e ligjshme. Sikur ky puritanizmi i disa burrave të ecte paralel me tolerancën dhe humanizmin për të trajtuar gruan, nënën, motrën, shoqen, njëri-tjetri…do kishte qenë shumë më mirë shoqëria shqiptare! (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2717″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]