Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese UEFA ka përditësuar të dhënat e saj në lidhje me ndarjen në vazo të skuadrave për turneun e ri që do të debutojë në vitin 2018, Ligën e Kombeve.
Ndrkohë që pas ndeshjeve të fundit në grupe, të muajit tetor do të bëhet edhe ndarja përfundimtare nëpër vazot. UEFA ka bërë të ditur se si është situata për momentin dhe si janë të vendosura ekipet në vazo. Shqipëria ka ende një shans minimal për Ligën B (i duhet mrekullia ndaj Spanjës dhe Italisë në dy ndeshjet e fundit), por ka thuajse ka të sigurt vazon e parë në Ligën C, e cila parashikohet ndër më të balancuarat e turneut.
LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells
LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnjë Hercegovinë, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari.
LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)
Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Republika Çeke, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan.
LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)
Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Lihtenshtejn, Andorra, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar.
Në fund të këtij viti hidhet Shorti do, në vazhdim nuk do të ketë më nevojë për renditjen e UEFA-s, sepse ndarja në Liga do të përcaktojë edhe ndarjet në vazo për eliminatoret e Kampionateve Europianë. Fituesi i secilës Ligë, do të ketë të drejtën të shkojë direkt në Europianin pasardhës, pa kaluar nëpërmjet kualifikueseve.
(B.H/Shuplaka)