Aktori i humorit Julian Deda, i cili është edhe anëtar i Partisë Demokratike, ditën e sotme ka zbuluar pse duhet të jetë ai kryeministër. Mirëpo mesazhi i tij ishte mjaft ironik, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Kjo sepse ai thotë që ka blerë këpucët e përshtatshme, si ato që përdor Rama, ndaj edhe nuk i mungon asgjë për t’u bërë edhe ai kryeministër.
“Mire pra. Program qeverises nuk kam. Aktor jam, pra merrem me art. Nuk marr vesh nga ekonomia. Me sport jam marre kur isha adoleshent. Emigracionin e kam provuar. Me pelqejne tepsite, sidomos ajo me kadaif. Tani bleva edhe kepucet e pershtatshme. Pra me ne fund nuk me mungon asgje per t’u bere Kryeminister. Votoni per mua.
P.s. Fotot lakuriq ne plazh, po iu a kursej se me dhimbseni..! “, shkruan Jul Deda. (D.D/Shuplaka)