Një shqiptar dhe një lituanez janë arrestuar nga policia holandeze pasi u kapën me një sasi të madhe lënde narkotike.
Shqiptari 25 –vjeçar dhe lituanezi, 28 vjeç, u kapën në Nrth Brabant, zonë jugore e Holandës.
Ndërkohë kokaina u gjet në makinën e lituanezit, i cili po udhëtonte së bashku me të riun shqiptar. Policia ka sekuestruar 12 kilogramë kokainë.
Po ashtu mbi ta është ngritur akuza e trafikut të lëndëve narkotike dhe pritet që të dalin para gjykatës.
(S.SH/Shuplaka)