Një tjetër rast mbytjeje është shënuar në bregdetin shqiptar. Këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit në Kavajë.
Policia ne nje informacion paraprak njofton se sot rreth orës 14 : 23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur shtetasin F.A., 69 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
I pyetur ditën e sotme në lidhje me numrin e lartë të viktimave dhe mungesën e rojeve të plazhit, kryeministri Rama u shpreh se kjo ka ndodhur se njerëzit duan të bëjnë plazhe në zona të palicensuara nga ana e pushteteve lokale.
(E.K/SHUPLAKA)