Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, ka reaguar lidhur me lajmin se Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka hedhur poshtë filozofinë socialiste për taksën progresive.
Sipas Spahiut, të njëjtën gjë si FMN e ka thënë edhe LSI tre vite më parë, por zëri i tyre nuk u mor parasysh nga qeveria e Ramës. Megjithatë e pranon se LSI nuk është bërë pengesë për votimin.
Deputeti i bën thirrje qeverisë së re që në këtë mandate, të mos tatojë më shumë punën por fitimin.
KOMENTI I SPAHIUT
“Fondi Monetar Ndërkombëtar hedh poshtë filozofinë e qeverisjes socialiste mbi tatimin progresiv të pagës, që presupozon mbështetje për shtresat sociale duke ndihmuar të varfrit dhe shtresën e mesme e taksuar më shumë të pasurit.”
Ky qe lajm i djeshëm, të njējtën gjë thamë dhe ne tre vite më parë, në mënyrën më konstruktive të mundëshme. Asnjëherë nuk u dëgjuam por dhe ne nuk u bëmë pengese per ta votuar, konstruktiv si gjithmonë..!!!
E drejta vonon por nuk harron. Shpresojmë Qeveria e Re do reflektojë me paketë fiskale funksionale, vërtet të ndershme, ku mos tatojë më shumë punën por fitimin. (D.D/Shuplaka)