Shkëlzen Berisha ka kallëzuar penalisht ish-juristin e CEZ Romeo Karën, për shkak se ky i fundit e ka quajtur sekser të privatizimit të kompanisë OSSH te CEZ-i i çekëve.
Akuza penale ndaj ish-juristit të CEZ është “për shpifje”, e kryer në publik. Kjo nuk është hera e dytë që Shkëlzen Berisha çon për ndjekje penale Romeo Karën, pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe në fund të janarit të këtij viti.
“Avokati me te cilin perfaqesohem ne gjyqin me urithin e Rames per shkak te nje keqkuptimi te lindur nga njoftimi verbal eshte paraqitur ne seancen e sotme 20 min me vonese. Per kete aresye gjykatesi e ka pare te udhes te mbylle çeshtjen pa u futur aspak ne themelin e saj.
Urithi i Rames shpreson se do shpetoje nga pergjegjesia penale me procedure, por po sot eshte depozituar padia e re, per te njejten shpifje, per te njejten veper penale, me te njejtat argumenta. Procesi i ri do jete njelloj me te parin dhe do i jape denimin ligjor shpifesit te cilin nuk ka procedure qe mund ta shpetoje.”, bën me dije Shkëlzen Berisha. Më poshtë keni edhe dokumentin e padisë. (D.D/Shuplaka)