Ashtu siç ishte parashikuar në Selinë rozë kanë mbërritur përfaqësuesit më të lartë për të nisur mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Nesër do të nis zyrtarisht sesioni i ardhshëm Parlamentar, ndërsa pritet zyrtarizimi i kreut të Grupit të PS-së që do të jetë Taulant Balla.
Po ashtu në mbledhje do të vendoset se cilët do të jenë deputetët që do të drejtojnë Komisionet Parlamentare, pasi disa prej tyre më herët drejtoheshin nga deputetë që këto katër vite do të mungojnë.
“Në atë sallë do të fillojë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e Gramozit në krye të tij. U them kolegëve demokratë që nëse nuk e votojnë Gramozin nesër gabojnë njëherë, pasi refuzojnë deputetin më jetëgjatë të Kuvendit dhe eksperiencën e tij, dhe gaboni 100 herë kur përbaltni punën e tij”, u shpreh ndër të tjera Rama në nisje të mbledhjes.
(E.K/SHUPLAKA)
Vijon…