Lëvizja e Neymar nga Barcelona drejt PSG-së ishte një nga lëvizjet më të shtrenjta të historisë së futbollit. Në e këtë mënyrë u transformua menjëherë në futbollistin më të paguar në botë, falë 30 milionë eurove në vit që i garanton presidenti Naser Al-Khelaifi.
Gjithsesi, ai pritet që të barazohet shumë shpejt, sepse po këtë shifër pritet që të fitojë edhe Lionel Mesi nga rinovimi i kontratës, që i është premtuar nga Barcelona.
Ndërkohë, edhe Kristiano Ronaldo ka nisur që të bëjë “kapriço”, duke parë se nuk kërkon të mbetet pas rivalëve të tij në aspektin e fitimeve, prandaj ka kohë që ka nisur të kërkojë një rritje të pagës, kundrejt 22 milionëve që përfiton aktualisht nga Reali i Madridit.
Ndërsa në botë, futbollisti më i paguar është sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez. Ish-juventini vendosi që të transferohet në Kinë në dhjetorin e vitit 2016, kur skuadra e Shangai Shenhua i ofroi atij një pagë prej 38 milionë eurosh në vit, për dy sezone.
(E.K/SHUPLAKA)