10:26 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ëndrra Amerikane, çfarë kriteresh duhet të zbatoni për një vizë të përkohshme punësimi

14:39 | 08/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mesazhi i ambasadës amerikane për të rinjtë shqiptarë që do të studiojnë në SHBA: Punoni fort dhe shijojeni këtë përvojë

Ëndrra amerikane vazhdon t’i tundojë shqiptarët që të largohen sa më parë nga Shqipëria, për një jetë më të mirë në tokën e premtuar.

Ambasada Amerikane u vjen në ndihmë të gjithë atyre shqiptarëve të cilët duan të aplikojnë për një vizë të përkohshme punësimi në SHBA, duke publikuar të gjitha kriteret që duhen zbatuar për këtë rast.

Shqiptarët kanë në dispozicion 15 programe për viza, përmes të cilave mund të gjejnë një punë në SHBA.

Mirëpo aplikuesi duhet të jetë i kualifikuar për punën që kërkon, pai edhe vizat janë specifike. Nga ana tjetër, punëdhënësi duhet të bëjë një peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen në Ambasadë për shqyrtimin e vizës.

KLASIFIKIMET PËR VIZA

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen si më poshtë:

H-1B – Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës (65,000). Gjithashtu ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy Qeverive, ose prejekteve për bashk-prodhim të administruara nga Departamenti i Mbrojtjes (100); Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.

H-1C Vizat e klasifikuara H-1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermierik për Zonat e Pa-avantazhuara (NRDAA në Anglisht) i vitit 1999, është i ri-autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. Për të mësuar më shumë rreth ri-autorizimit të kategorisë H-1C, lexoni Publikimin për Shtyp të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.

H-2A – Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;

H-2B – Vizat e klasifikuara H-2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një çertifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës (66,000);

H-3 – Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjeksi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet gjithashtu edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë (50);

L – Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH.B.A. të cilët, brenda 3 (tre) viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për 1 (një) vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH.B.A., në menaxhim, ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara; Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.

O-1 – Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit;

O-2 – Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;

P-1 – Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën (25,000);

P-2 – Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;

P-3 – Vizat e klasifikuara P-3 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik (e njëjtë si vizat P-1); dhe

Q-1 – Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ambasada amerikanekriteretvize e perkohshme punesimi
Pas

Shifrat e çmendura, Neymar nuk është futbollisti më i paguar në botë

Para

Presidenti Meta priti në takim Ali Ahmetin: Kontributi i BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë

Para
Presidenti Meta priti në takim Ali Ahmetin: Kontributi i BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë

Presidenti Meta priti në takim Ali Ahmetin: Kontributi i BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.