Policia ka arrestuar dy persona, banues në Tiranë, pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes.
Edison Canaj, 31 vjeç dhe Arben Tirana, 45 vjeç, të dy këta me “mjetin e tyre tip ”Skoda”, në vendin e quajtur ”Katër Valltarët”, në Ksamil kanë marrë (vjedhur), rreth 100 litra karburant nga një automjet autobot karburanti”.
Njoftimi i policisë:
Ksamil
Arrestohen në flagrancë nga policia pasi vodhën karburant, nga një kamion-autobot me naftë.
Më datë 08.09.2017, nga Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Edison Canaj, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arben Tirana, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Të dy këta shtetas, me mjetin e tyre tip ”Skoda”, në vendin e quajtur ”Katër Valltarët”, në Ksamil kanë marrë (vjedhur), rreth 100 litra karburant nga një automjet autobot karburanti.
Shtetasit e lartëpërmendur gjithashtu rezultojnë të shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.6 në Tiranë për veprën penale të vjedhjes.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ” Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post