I ftuar në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit në RTSH, kryeministri Rama u është përgjigjur edhe pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë.
Rama tha se Nuk do të hyjë në polemika lidhur me këtë marrëdhënie të vështirë por që do bëjë çmos që këto marrëdhënie të përmirësohen. Ai tha gjithashtu se minoriteti grek është I barabartë me të gjithë qytetarët e këtij vendi por sipas tij për fat të keq ka agjenda që instrumentalizojnë dhe dezinformojnë deri në nivele më të larta në Athinë.
“Nuk dua të hyjë në polemika lidhur me këtë marrëdhënie të vështirë, me siguri do të bëjmë çmos që fqinjët tanë të ftohen dhe të kuptojnë që në Shqipëri ka vetëm respekt për fqinjësinë dhe për të gjithë ata që jetojnë këtu, minoriteti grek është një pasuri e madhe, janë qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe më shumë se të dëshiruar, por për fat të keq ka agjenda që instrumentalizojnë dhe dezinformojnë edhe në nivele të larta në Athinë”, tha Rama.
Kujtojmë që Greqia ka deklaruar se Shqipëria me sjelljet e saj kundrejt marrëdhënies me minoritetin po rrezikon integrimin europian.
(B.H/Shuplaka)