Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se stërvitjet ushtarake të Rusisë tregojnë se Moska po përgatit forcat për luftë në Europën Lindore.
“Nuk ka asnjë shenjë që Rusia të jetë e gatshme të tërhiqet nga Donbassi apo të largohet nga Krimea. Në fakt ka gjithnjë e më shumë prova për përgatitjet e saj për një luftë ofensive të përmasave kontinentale”, tha ai
Po ashtu Poroshenko shtoi se stërvitja, e cila pritet të fillojë në Bjellorusi javën tjetër me deri në 100 000 trupa, tregon për ambiciet në rritje të Rusisë në rajon.
Ndërkohë qqë edhe shtete të tjera ish-sovjetike si Gjeorgjia dhe Lituania po ashtu kanë ngritur shqetësime lidhur me stërvitjet ushtarake të Rusisë.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post