Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Transportuesi 2 ” në Elbasan. Policia ka arrestuar dy shtetas pasi u janë sekuestruar 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- L, 29 vjeç banues në fshatin Greshice, Bashkia Ballsh
Dh. B, 39 vjeçe banuese në fshatin Qeparo, Bashkia Himarë, Vlorë.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë, specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë ndalimin e automjetit drejtuar nga shtetasi E.L dhe pasagjere shtetasja Dh.B.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Lëndën Narkotike të dyshuar Cannabis Sativa
Tre telefona celularë të markave të ndryshme
Automjetin që drejtohej nga shtetasi E. L,
Gjatë veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi E.L, nuk posedon leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Drejtimi I automjetit pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 283/2, 291 dhe 242 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)