Ditën e sotme në Kuvend do të mbahet seanca e parë për sesionin e ri Parlamentar, ku pritet të zgjidhet dhe kreu i ri i Parlamentit.
Gramoz Ruçi është propozimi i vetëm i PS-së edhe pse emri i tij është kundërshtuar fort nga PD-ja dhe LSI-ja.
Ndërkohë që Ruçit për zgjedhjen do ti mjaftonin dhe votat e PS-së pasi në total ata kanë 74 vota.
Po cila është procedura e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit:
- Kandidati për Kryetar të Kuvendit propozohet nga të paktën 15 deputetë. Një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Propozimi bëhet me shkrim, përmban nënshkrimet përkatëse dhe paraqitet në Sekretarinë e Përkohshme të Kuvendit.
- Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota.
- Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit. 4. Drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij
Ndërkohë që nëse hedhim sytë në vite Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i shtatë i një Parlamenti në periudhën e demokracisë. I pari që e ka mbajtur këtë psot ka qenë Pjetër Arbnori dhe i fundit Presidenti aktual Ilir Meta.
1 | PJETËR ARBNORI | (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1992-1996; 1996-1997) |
2 | SKËNDER GJINUSHI | (Kryetar i Kuvendit të RSH, 1997-2001) |
3 | NAMIK DOKLE | (Kryetar i Kuvendit të RSH, 2001-2002) |
4 | SERVET PËLLUMBI | (Kryetar i Kuvendit të RSH, 2002-2005) |
5 | JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA) | (Kryetar i Kuvendit të RSH, 2005-2009; 2009-2013) |
6 | ILIR META | (2013-2017) |
(E.K/SHUPLAKA)