20:21 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

6-vite pa qenë në Kuvend, ç’tha Basha pas mbylljes së seancës

10:42 | 09/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
6-vite pa qenë në Kuvend, ç’tha Basha pas mbylljes së seancës

Kreu i PD-së Lulzim Basha rikthehet në Kuvend pas 6-vitesh mungesë. Kjo pasi që nga viti 2011 Basha mbajti kreun e Bashkisë së Tiranës.

Kjo ishte një më shumë një seancë ceremonike, pasi vetëm pasdite Kuvendi do të mblidhet për të votuar për kryetarin e ri.

Pavarësisht se rregullorja nuk parashikon diskutime në seancën e zgjedhjes së Kryetarit, Basha tha se qëndrimin e tij do ta mësonim pasdite, duke nënkuptuar se do të marrë fjalën në seancë. 

“Do të presim seancën e pasdites. Ishte një ritual ceremonial i seancës. Kam 6 vite që nuk jam pjesë e sallës”, u shpreh Basha para kamerave.

Ndërkohë që zgjedhja e Ruçit nuk pritet të ketë surpriza pasi PS-ja i ka të gjitha numrat që i duhen për votimin.

Po cila është procedura e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit:

Kandidati për Kryetar të Kuvendit propozohet nga të paktën 15 deputetë. Një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Propozimi bëhet me shkrim, përmban nënshkrimet përkatëse dhe paraqitet në Sekretarinë e Përkohshme të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota.

Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit. 4. Drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Bashalulzim basha
Pas

S’do të jetë më deputete, Halimi: “Uroj që Berishës të mos ia tjetërsojnë meritat”. Tregon çdo bëjë pas politikës

Para

Rama s’i lë mangët batutat me deputetët e LSI-së, ç’tu ketë thënë para se të hipte në makinë?! (FOTOT)

Para
Rama s’i lë mangët batutat me deputetët e LSI-së, ç’tu ketë thënë para se të hipte në makinë?! (FOTOT)

Rama s’i lë mangët batutat me deputetët e LSI-së, ç’tu ketë thënë para se të hipte në makinë?! (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.