Ish-kryeministri Sali Berisha është padyshim një nga njerëzit karizmatikë të politikës shqiptare. Koha për të ka ndalur dhe çdo ditë duket se na suprizon me energjinë e tij.
Edhe pse mungoi në festën e ‘’Opinion”, pak ditë më parë në ekran u transmetua një intervistë e tij dhënë nëntë vite më parë dhe që kishte mbetur në sirtare për shkaqe të ndryshme.
Në të shfaqej ish-kryeministri duke folur për jetë familjare të tij më shumë sesa për zhvillimet politike.
“Buenos días Gabrel Garcia, Buenos días! Miremengjes kombi im, miremengjes! Gezuar festen kombetare te Opinionit! Gezuar! Sb”, shkruante dje ish-kryeministri.
Mirëpo sot nuk ka munguar as reagimi i Fevziut. Fotoja e statusit të Berishës ka qenë një nga të përzgjedhurat e tij për ta ndarë në rrjetet sociale.
Edhe pse lë shumë vend për interpretim ajo ‘’gëzuar ditën kombetare të Opinionit” nuk mund të themi më shumë se Berisha.
Mes Berishës dhe Fevziut ka një ftohje të marrëdhënieve prej disa vitesh, nga janari i 2013-tës. Arsyet nuk i ka bërë publike asnjëri prej tyre. Po gjithsesi moderatori e ka marrë me sportivitet shprehjen e Berishës.
(E.K/SHUPLAKA)