Seanca e paradites u mbyll ende pa nisur mirë, ndërsa pasdite pritet të zgjidhet dhe kreu i ri i Kuvendit.
Në seancën që zgjati fare pak dhe më së shumti qe një ceremoni prezantuese, nuk kishin si kalonin pa vëmendje një pjesë e mirë e deputetëve të pranishëm.
Nga tapeti i kuq në hyrje të Kuvendit deri te mënyra sesi ishin ulur në sallë, këto ishin detajet qe s’kishte si ti shpëtonin mediave dhe fotografëve.
E një cast gazmor disi ka qenë dhe fotoja e mëposhtme ku pas ish-ministres së zhvillimit urban Eglantina Gjermeni shihen disa prej deputetëve duke vrapuar. Reshjet e shiut kishin nisur, ndërsa një pjesë e mirë e tyre nuk i kishin marrë masat.
Sigurisht që duke pare kushtet e motit sot, deri pasdite do të jenë pajisur me çadrat e nevojshme.
(E.K/SHUPLAKA)