Pas verifikimit të mandateve nga Komisioni, janw betuar 140 deputetët e rinj të parlamentit shqiptar, pas leximit të formulës nga drejtuesit të seancës Besnik Bare të gjithë deputetët me radhë kanë thënë fjalën “Betohem”
Raportin e komisionit të mandateve e ka paraqitur Vasilika Hysi, e cila ka qenë folësja e parë.
“Ju uroj suksese meqenëse fati më solli të jem këtu parafolëse. Suksese gjithë deputetëve të rinj. Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve zhvilloi mbledhjen dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin përkatës konstatoi se përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë 5 subjekte zgjedhore. KQZ mbi bazën e rezultatit ka përllogaritur shpërndarjen e mandateve midis partive që garuan më vete për çdo zonë zgjedhore si dhe të kandidatëve fitues.
Mandatet janë ndarë:
LSI-19 mandate
PS-74 mandate
PD-43 mandate
PSD-1 mandat
PDIU- 3 mandate.
Ky komision për të verifikuar vlefshmërinë e mandateve u mbështet në dokumentacionin zgjedhor të KQZ si dhe ka parë kushtet për marrjen e mandatit të çdo kandidati.
Komisioni administroi listën e plotë të deputetëve dhe dokumentacionin e dorëheqjeve të paraqitura nga kandidatët fitues. Për deputetët e zgjedhur nuk u gjetën raste pavlefshmërie të mandateve. Komisioni konstaton se mandatet e 140 deputetëve janë të vlefshme”, deklaroi Hysi.
(B.H/Shuplaka)