Një aksident, ka ndodhur në Ksamil, ku shtetasi me inicialet S.K, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar një pushues.
I aksidentuar është një shtetasi polak J.D, vjeç 48, banues në Polon, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten.
NJOFTIMI I POLICISË:
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.K, vjeç 48 , banues në Ksamil, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar një pushues, shtetasi polak J.D, vjeç 48, banues në Poloni, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)