“Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që aktorja e mirënjohur Hajrie Rondos i ka thënë të shoqit para se të ikte nga kjo jetë.
Ajo vdiq dje pasdite në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në Himarë ku pranë kishte Klean dhe të shoqin, Kiço.
Për “GSH” burri i saj është rrëfyer se aktorje ishte e ndërgjegjëshme deri në çastet e fundit.
“Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”., u shpreh ai.
Më tej ai shtoi: Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!’. (J.V/Shuplaka)