07:55 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ruçi kryetar Kuvendi, ish-deputeti i PD-së: SHBA e bojkotoi, ne i dhamë 3 vota. Cinike pjesëmarrja e Bashës në protestën e të përndjekurve

11:14 | 10/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ruçi kryetar Kuvendi, ish-deputeti i PD-së: SHBA e bojkotoi, ne i dhamë 3 vota. Cinike pjesëmarrja e Bashës në protestën e të përndjekurve

Një ditë më parë parlamenti e votoi Gramoz Ruçin si kryetar me 80 vota pro, madje dy prej tyre nga Partia Demokratike.
Ish-deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Ruçit, si kryetar Kuvendi.

Sipas Shehut pjesëmarrja e Lulzim Bashës në protestën e të përndjekurve pas zgjedhjes së Ruçit është cinike, për shkak edhe të votave të PD-së për Ruçin.

KOMENTI I SHEHUT
ShBA E Bojkoton, PD E Voton Zgjedhjen E Ruçit
PD e ka kundërshtuar publikisht zgjedhjen e Ruçit si Kryetar Kuvendi madje edhe e ka akuzuar se i ka “duart me gjak”, ndërsa dje mori pjesë në votimin e tij dhe i ka dhënë edhe 3 vota. Kështu ne nuk bëjmë opozitë por retorikë. Dhe kjo e bën cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve
Me sa duket marrëveshja Rama-Basha është në veprim. Këtë e konfirmoi vetë Rama, e cili e falëndëroni publikisht PD-në për pjesmarrjen në votimin e Ruçit, jo për 3 votat, sepse nuk kishte nevojë për ato. Prandaj në vend që të bëjmë sikur protestojmë më mirë të reflektojmë. Dhe reflektimi duhet të jetë shumë i thellë, sepse:
Po të kishim ligjin e lustracionit Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar. PD ka folur shumë por një ligj lustracioni sipas modelit të vendeve të tjera ish-komuniste nuk e bëri asnjëherë.
Në “demokracinë” tonë nuk bëhen zgjedhje por emërime. Kështu emërohen fillimisht kryetarët e partive, dhe më pas ata emërojnë kryetarët e bashkive, deputetët, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.
Po të kishte fituar PD-ja 71 deputetë Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.
Po të mos kishte fituar PS-ja shumicën në Kuvend, përsëri Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.
Në Shqipërinë tonë nuk ekziston morali duke filluar nga kokat që ne i quajmë liderët e partive, të cilët shumicën e deputetëve që i emërojnë e kanë krimenelë, adoleshentë, të pashkollë, të paaftë, servilë dhe spiunë.
Pra në demokracinë që ndërtuam të gjithë sëbashku nuk është ndonjë çudi që Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi. Atëherë pse çuditemi dhe gjoja protestojmë sot? (D.D/Shuplaka)

Etiketa: sherefedin shehu
Pas

I shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i grupit mafioz ‘Ndragheta’, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Para

Sot në orën 12 seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Para
Zgjedhja e kreut të Kuvendit, ndërpritet seanca konstituive në Kosovë, shkak mungesa e deputetëve të PAN

Sot në orën 12 seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.